play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, vendime të ashpra në Kategorinë e Parë

today21/11/2023

Background
share close

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF ka marrë vendimet e fundit, sa i takon rasteve të fundit në të gjitha Kategoritë e futbollit shqiptar.

Sa i takon Kategorisë së Parë, bien në sy disa vendime të ashpra. Apolonia është gjobitur me në masën 100.000 lekë, pasi dështoi të organizojë si duhet ndeshjen. 4 ndeshje pa spektatorë dhe gjobë 200.000 lekë për Vorën, për shkak të sjelljes së tifozëve.

Gjithashtu, u morën vendime edhe për lojtarë të caktuar, ndërsa janë rrëzuar disa kërkesa të futbollistëve të ndryshëm. Në total janë 8 vendime, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimet:

 

FK Apolonia, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b, 17/1/c dhe 17/1/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/b,  17/2/a, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Besard Cokaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Redmir Lopci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Gojardo Xeka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *