play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

FOTO/ Përgatitjet për Kampionatin Evropian, UEFA prezanton topin zyrtar të Euro 2024

today15/11/2023

Background
share close

Pritjes dalëngadalë po i vjen fundi dhe tashmë, UEFA po bën përgatitjet e fundit në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa këtë të mërkurë, në një bashkëpunim me kompanin e mirënjohur të veshjeve dhe aksesorëve sportive kanë prezantuar topin zyrtar që do të përdoret në kompeticionin për të rëndësishëm për përfaqësueset e kombëtareve në Evropë.

I quajtur “Fussballliebe”, topi i Euro 2024 përmban teknologjinë “adidas Connected Ball Technology”, teknologji e cila përdoret herë të parë në një Kampionat Evropian, duke ofruar kështu një pasqyrë të paparë në çdo element të lëvizjes së topit dhe duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes së video-asistentëve të UEFA-s.

Ndërkaq, kujtojmë se turneu i Kombëtareve do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në dhjetë qytete pritëse në Gjermani, të cilat do të jenë Berlini, Këlni, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurt, Gelsenkirsheni, Hamburgu, Lajpcigi, Mynihu dhe Shtutgarti. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI FOTOT:

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *