Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria mori 2 medalje në World Combat Games, aktiviteti ndërkombëtar që mbledh të gjithë sportet e dyluftimit.
Kevin Kupi fitoi të artën në mundje klasike për peshën deri 77 kilogramë. Kupi triumfoi në finale me rezultatin e pastër 4 – 0 ndaj arabit Hassan Saleh Barnawi.
Kevin Kupi mbërriti te medalja e artë duke dominuar në të 3 duelet. Bajram Sina u rendit i treti po në mundje klasike për peshën deri 60 kilogramë.
Medaljen e bronzit e siguroi përballë tunizianit Mohamed Yassine Hkiri, i cili u tërhoq për shkak dëmtimi.
Bajram Sina ka fituar edhe një bronz 2 vite më parë në Kampionatin Europian U23. Edicioni i tretë i World Combat Games po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)