Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dy golëshi i Cristiano Ronaldos, së bashku me rrjetat e Sadio Mane dhe Talisca udhëhoqën Al Nassr në një fitore emocionuese 4-3 kundër Al Duhail në ndeshjen e Grupit E të Ligës së Kampionëve Aziatike.
Ylli portugez vazhdon që të jetë i pandalshëm në fushë, ndërsa ka gjetur golat si me kombëtaren portugeze, ashtu edhe me klubin saudit. Deri më tani, 38-vjeçari ka shënuar 42 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 45 takime zyrtare të luajtura në vitin 2023.
Aktualisht askush nuk ka shënuar më shumë se ai tani në këtë vit kalendarik. Me dopietën e tij, Ronaldo e ndihmoi ekipin e tij që të ruante serinë prej tre fitoresh në Ligën e Kampioneve Aziatike. I pyetur për golat, CR7 u shpreh se ishin gjëra e fundit që i interesonin, ndërsa kujdeset që ta shijojë ën maksimum këtë eksperiencë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)