Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duart janë një nga mjetet më të fuqishme që kemi. Ata janë të përfshirë në pothuajse çdo detyrë që ne bëjmë. Pra, ka arsye pse edhe ato janë të “ngarkuar” apo reflektojnë stresin që ne po përjetojmë. Nisur nga kjo shpesh reagojmë ndaj kësaj lodhjeje të gishtave duke u përpjekur të “çlirohemi” me një lëvizje të njohur: i kërcasim ato. Dhe ndërsa kjo lëvizje duket ngushëlluese, shumë theksojnë se nuk është një zakon që është në të mirë të shëndetit.
Një studim pohon se ata që kërcasin gishtat kanë më shumë gjasa të përjetojnë ënjtje të duarve dhe të kenë forcë më të ulët të ngritjes së peshave. E ndërsa ka dyshime se kërcitja e gishtave lidhet edhe me osteoartritin, por nuk ka një provë fikse për këtë.
Si ta largoni këtë zakon?
Të shumtë janë ata që rrëfejnë se kërcitja e gishtave është një metodë e menaxhimit të stresit. Sipas dr. Aung, ka një mënyrë për të hequr qafe këtë zakon të keq. Çelësi është të adoptoni zakone të tjera që luftojnë stresin.
Dr. Aung shpjegon se kërcitja e gishtit shpesh bëhet në mënyrë të pavetëdijshme, ndaj sugjeron “të mbani duart e zëna”. Gjeni aktivitete që ju pëlqejnë, sepse kështu keni më shumë gjasa t’i përmbaheni atyre në planin afatgjatë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)