play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin, nuk ndihem i fyer

today07/07/2023

Background
share close

Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Kurtin, nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish faktin që Albin Kurti nuk epriti dje në Prishtinë. Rama tha se nuk shkoi për t’u martuar në Prishtinë me Kurtin, madje se nuk ndihet as i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli në takim

“Unë nuk shkova në Prishtine për tu martuar me albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk doli doli në takim. Shkova në Prishtinë si këtu, e pastaj në Beograd. Në mënyrën më absolute skam asnjë problem personal e aq më pak problem ins me krye Kosovës. Kam qëndrime të kundërta me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Albini e përjeton si një situatë që do ta trajtojë pa u takuar dhe biseduar. S’jam për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, nacional historike. Pavarësisht se cili është qëndrimi i BE, vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, kryeministri i Kosovë s’do jetë i ftuar, dëshiroj të jemi të 6 aty bashkë, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Në tiranë ai është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%