play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Presidenti italian Sergio Mattarella, vizitë zyrtare në Shqipëri

today08/09/2022

Background
share close

Presidenti Bajram Begaj priti në një vizitë zyrtare homologun e tij italian, Sergio Mattarella. Pas takimit që zgjati mbi 1 orë pati nga një deklaratë për shtyp nga dy krerët e shteteve. Begaj tha se mes dy vendeve tona kanë rëndësi parësore bashkëpunimet politike, ekonomike dhe institucionale. Ai u shpreh se bashkëpunimi me Italinë është në nivel të partneritetit strategjik. Begaj vlerësoi mbështetjen dhe njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore për emigrantët shqiptarë në Itali.

Me Presidentin Mattarella biseduam për rëndësinë e vijimit të mbështetjes italiane, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë teknik, në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim dhe përshpejtimin e këtij procesi. Prej dekadash, marrëdhënia me Italinë është e një rëndësie parësore për ne, e ngritur në nivelin e një partneriteti strategjik. Italia është partneri ynë i parë tregtar, ndër donatorët kryesorë bilateral dhe nga investitorët më të rëndësishëm, si për nivelin e financimeve, ashtu edhe për spektrin e ndihmës së ofruar.  Me Presidentin Mattarella ndamë përkushtimin, që institucionet tona duhet të vijojnë bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm, për të shfrytëzuar çdo potencial bashkëpunimi me interes për të dyja palët. E sigurova Presidentin, se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në zhvillimin e vendit“, tha Begaj.

Begaj ndër të tjera falenderoi Mattarella-n për mbështetjen gjatë kryesimit të OSBE-së dhe mandatit në Këshillin e Sigurimit. Po ashtu ai u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Serbi-Kosovë.

 “E falenderova mikun e nderuar për mbështetjen e pakursyer, që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Së bashku, ne ndajmë të njëjtën politikë të jashtme në promovimin e stabilitetit, paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes, për të mundësuar një rajon në paqe, të zhvilluar dhe në BE.  Me Presidentin biseduam për rëndësinë e ruajtjes së peshës së BE-së dhe NATO-s në rajon. Vendet e Bashkimit Evropian duhet të ndihmojnë Ballkanin, që të vijojë i palëkundur në rrugëtimin Euro-Atlantik pa lënë hapësira influence, që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë larg rajonit. Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit prezencën e KFOR-it në Kosovë, si një prezencë që reflekton paqe dhe stabilitet. E falenderova Presidentin Mattarella për mbështetjen që shteti Italian i ka dhënë Kosovës dhe theksova rëndësinë e vazhdimësisë së kësaj mbështetjeje, veçanërisht për çështjet e sigurisë, liberalizimit të vizave, atë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vijimin e dialogut me Serbinë. Shqipëria mbështet dialogun Serbi-Kosovë dhe beson se formula e zgjidhjes e shprehur nga Presidenti Biden dhe kancelari Scholz, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, që rezulton në njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE është zgjidhja e duhur për të garantuar paqe të qëndrueshme në Ballkan”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *