play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Marrëveshja Serbi-Kosovë, Rama: U zgjidh nga “Ballkani i Hapur”

today02/09/2022

Background
share close

Nga samiti i “Ballkanit të Hapur”, kryeministri Rama tha se është e rëndësishme që nismës t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit, por edhe Greqia, Turqia e Hungaria. Ai tha se në samitin në Tiranë do të vijojnë të ftohen edhe Greqia e Italia, për të cilat shpreson të bashkohen.

Përtej ngjarjes së panairit dhe rëndësisë ekonomike e organizimit, Rama u ndal tek rëndësia e ditës së djeshme për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë për lëvizjen me karta identiteti mes vendeve. Ai tha se kjo është zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”, ndërsa përgëzoi Vuçiçin për dhënien e një sinjali të qartë paqeje.

Edi Rama: Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër për hir të vërtetës, dje ne mund mos ishim fare këtu. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona, të Europës e mbase edhe të botës, do ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi qartë cila është rruga dhe cila është zgjedhja e “Ballkanit të Hapur”. Dhe sot dua ta them këtu me shumë krenari dhe shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”.

Dje ia kam thënë një gazetareje serbe që nuk do kishte qenë nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji dhe të humbej gjithë ajo kohë nëse Kosova dhe vendet e tjera do ishin në “Ballkanin e Hapur”. Dhe për këtë dua realisht dhe publikisht t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjidhja e parë është paqja. Zgjidhja e parë është zgjidhja për njerëzit. Natyrisht kjo nuk zgjidh të gjithë atë që mbetet për t’u zgjidhur, kjo as nuk e bën çështjen që ne na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *