Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/07/2022
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se javën e ardhshme do të kemi vendimin për negociatat.
“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim,” – u shpreh diplomati.
Më herët në konferencën e përbashkët nga bypass-i i Vlorës, kryeministri Rama tha se Shqipëria ka bërë gjithçka sa i takon hapjes së negociatave dhe tani pret dritën jeshile, ndërsa theksoi se është në pritje të rezultatit nga parlamenti maqedonas.
Vetë komisioneri solli në vëmendje diskutimet në Maqedoninë e Veriut duke thënë se, duhet një vendim i qartë që ky shtet të tregojë se është gati për atë që është vënë në tryezë nga presidenca Franceze.
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në “By Pass-in” e Vlorës për inspektim bashkë me komisionerin për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)