play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Interesante

8 Gusht, dita kur universi të dëgjon! A je gati të manifestosh ëndrrat?

today08/08/2025

Background
share close

Në horizont po ndriçon Portali i Luanit! Më 8 gusht (8/8) është një moment i veçantë për të manifestuar dhe reflektuar mbi shpresat tona. Pse? Sepse kjo datë është një ditë shumë e fuqishme numerologjike, dyshja e 8-ave është simbol i rritjes dhe transformimit, duke shtuar energjinë në maksimum.

Portali është i hapur nga 28 korriku deri më 12 gusht, por energjia kulmon më datën 8. Pika e hapjes ndodh nga përputhja e Diellit në shenjën e Luanit, yllit Sirius dhe Tokës. Sirius, ylli më i ndritshëm në qiell, quhet edhe “Ylli i Qenit” dhe shihet si “Dielli shpirtëror”. Në këtë periudhë të verës, ylli kthehet në qiell pas një mungese për shkak të pozicionit të Tokës. Egjiptianët e lashtë e lidhnin këtë me përmbytjen e lumit Nil dhe besonin se kjo krijonte një urë mes botës tokësore dhe asaj shpirtërore.

Këtë vit, Portali i Luanit bie vetëm një ditë para Hënës së Plotë në Ujor, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për të realizuar ëndrrat. Lënia pas e zakoneve të vjetra dhe vendosja e qëllimeve janë thelbësore.

Këshilla për secilën shenjë për ditën e sotme:

Dashi

Angazhohu në një mision që të kërkon të jesh bujar me kohën. Pyet miqtë nëse duan të bashkohen. Bashkëpunimi yt bën magji për të tjerët.

Demi

Kjo është periudha e familjes! Vizitoji ose telefonoji për të parë si po ekalojnë verën. Mbaji lidhjet fort dhe krijo mënyra që të qëndroni në kontakt.

Binjakët

Je shumë i/e zënë! Nuk duhet të bësh gjithçka njëherësh. Një “jo” në kohën e duhur tregon se e ke kontrollin, jo se je i/e keq/e.

Gaforrja

Mos u fokuso te problemi, por gjej zgjidhjen për të jetuar pa frikë. Hyr me guxim në gjëra të reja dhe ji vetvetja.

Luani

Mëso të shprehësh dëshirat pa qenë kërkues/e. Më shumë dhembshuri dhe respekt për të tjerët do t’i bëjnë lidhjet e tua më të forta.

Virgjëresha

Nëse ke nevojë për pushim nga rrjetet sociale, bëje! Medito dhe imagjino një vend pa telefon, njerëzit e tu më të afërt e dinë si të të kontaktojnë.

Peshorja

Nuk je vetëm. Ti je një person i guximshëm me shumë talent, prandaj mos e mat veten nga opinionet e të tjerëve.

Akrepi

Cilat janë qëllimet e tua profesionale? Shkruaji dhe përgatitu për sukses, me vendosmëri fiton gjithçka.

Shigjetari

Ti je personi më i mirë për të treguar historitë e tua. Fillo një blog ose platformë për të ndarë aventurat e tua me botën.

Bricjapi

Koha për të riorganizuar financat. Mbyll borxhet dhe mëso të kursesh, pa humbur lidhjet me miqtë.

Ujori

Ndërto hapësira më të mira në marrëdhënie. Lër partnerin/en të rritet dhe ruaj lirinë brenda çiftit.

Peshqit

Manifesto jetën që dëshiron. Përfshije vetëkujdesin në rutinën e përditshme, ecje në mbrëmje ose yoga do të qetësojnë mendjen dhe shpirtin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *