play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: February 2023

200 Results / Page 22 of 23

Background

LifeStyle

Klonim i suksesshëm i lopëve në Kinë

Shkencëtarët kinezë kanë klonuar me sukses tri “super lopë” që mund të prodhojnë një sasi jashtëzakonisht të lartë qumështi. Media shtetërore e raportoi këtë duke e cilësuar këtë si një përparim për industrinë e qumështit të Kinës për të reduktuar varësinë e saj nga racat e importuara. Tre viçat kanë lindur në rajonin Ningxia në javët para Vitit të Ri Hënor, më 23 janar. Ata u klonuan nga lopë shumë […]

today02/02/2023

Rajoni

‘Kosova i është rrëmbyer Serbisë’, presidenti kroat sqaron deklaratën

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat  kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”. Gjatë një konference për mediat  bashku me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra. “Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, […]

today01/02/2023

Show Biz

Iu kërkua të bënte një “selfie”, Reagimi i Kate Middleton po bën xhiron e botës (video)

Kate Middleton ndau një moment të butë me një fans teksa vizitonte Kirkgate Market në mbështetje të fushatës së saj të re. Pasi foli me tregtarët dhe shitësit në treg, asaj iu kërkua një selfie. Në një video të shpërndarë nga reporteri mbretëror i GB News Cameron Walker, një djalë e pyeti Kate: “A mund të bëj një selfie?”. Princesha u përgjigj: ” Po mundesh, shumë shpejt.” Ndërsa ngriti telefonin për të kapur momentin […]

today01/02/2023

Bota

Nuk kishin para për t’i blerë biletën, çifti braktis foshnjën në aeroport

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin Ben-Gurion në Tel Aviv të Izraelit. Një çift është vënë në pranga pasi kanë lënë fëmijën e tyre në aeroport, pasi kishin refuzuar t’i prisnin atij një biletë për fluturimin. Prindërit, të dy me pasaporta belge, u arrestuan teksa po shkonin te kontrolli i pasaportave. Stafi i aeroportit kishte vënë re se çfarë kishte ndodhur dhe njoftoi menjëherë policinë, e cila arrestoi […]

today01/02/2023

LifeStyle

Miliarderi do ta dhurojë pasurinë: Nuk dua t’i rëndoj fëmijët me pasurinë time!

Një miliarder, i cili ka arritur vetë të gjithë pasurinë, është shprehur se do të dhurojë 99 përqind të pasurisë së tij kur të ndahet nga jeta pasi mendon se do t’i “rëndonte” fëmijët me të. Dave Fishwick, 51 vjeç, nga Burnley, Angli, hapi një bankë gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe arriti të shumëfishojë të ardhurat e tij. Ai ka deklaruar se dëshiron që fëmijët e tij të […]

today01/02/2023

Kuriozitete

A përdorim vërtet vetëm 10 për qind të trurit?

Mitet janë me të vërtetë argëtuese dhe edhe pse ne nuk i rrëzojmë sepse ato disi i përshtaten nevojave tona, realiteti pas tyre mund të jetë çuditërisht i ndryshëm nga ai që ne besojmë se është i vërtetë. Pretendimi se edhe Ajnshtajni përdori 5 për qind të trurit të tij tingëllon si një justifikim i mirë për shumicën e njerëzve me inteligjencë mesatare që të mos bëjnë shumë përpjekje. Çfarë mendoni […]

today01/02/2023

Show Biz

Hidhet shorti! Ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovizion!

Fituesja e Festivalit të Këngës Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë në Eurovizion më 11 maj të këtij viti. Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. Eurovizioni këtë vit do të mbahet në Liverpul, pasi situata në Ukrainë është ende plot tensione. Të tria netët […]

today01/02/2023

Show Biz

Rolin e Michael Jackson në filmin e ri, do ta luajë dikush brenda familjes

Do të mbetet brenda familjes! Në filmin e ardhshëm biografik “Michael”, rolin e Michael Jackson do ta luajë nipi i tij. Regjisori i filmit, Antoine Fuqua, njoftoi më 30 janar në Instagram se nipi i Mbretit të Popit, Jaafar Jackson, 26 vjeç, do të luajë rolin e legjendës e muzikës. Fuqua postoi një foto të Jaafar Jackson, babai i të cilit është Jermaine Jackson, vëllai më i madh i Michael […]

today01/02/2023

Bota

Gjendet kapsula e vogël radioaktive në Australi

Autoritetet në Australi kanë deklaruar se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive, e cila u humbi javën e kaluar. “Shërbimet e urgjencës kanë gjetur gjilpërën në kashtë”, thanë autoritetet në Australinë Perëndimore. Pasi objekti humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km nëpër Australinë Perëndimore, u organizua një kërkim në përmasa të mëdha. Gjiganti i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e saj, e cila mund të […]

today01/02/2023