Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Autoritetet në Australi kanë deklaruar se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive, e cila u humbi javën e kaluar.
“Shërbimet e urgjencës kanë gjetur gjilpërën në kashtë”, thanë autoritetet në Australinë Perëndimore.
Pasi objekti humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km nëpër Australinë Perëndimore, u organizua një kërkim në përmasa të mëdha. Gjiganti i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e saj, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse nuk do të gjendej.
Kapsula e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë, përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi. Për gjetjen e kapsulës radioaktive, shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara përfshirë edhe detektorë rrezatimi.
Pajisja po përdorej në minierën Rio Tinto në rajonin e largët Kimberley. Gjiganti i minierave Rio Tinto kishte premtuar më parë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)