play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

10 vite nga aksidenti i Schumacher, familja zbulon arsyen pse nuk qarkullon asnjë informacion në lidhje me kampionin

today09/01/2023

Background
share close

Ishte 29 dhjetor 2013 kur jeta e Michael Schumacher dhe familjes së tij do të ndryshonte përgjithmonë.

Legjenda e Formula 1, duke bërë ski me djalin e tij në atë kohë 14-vjeçar, në resortin e Meribel në Alpet Franceze, humbi kontrollin duke dalë nga pista dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë duke përfunduar në koma. Ai u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtura dy neurokirurgjive përpara se të vendosej në koma. Në shtator 2014, Schumacher u kthye në shtëpinë e tij në Zvicër, ku vazhdoi rehabilitimin. Si nga momenti i aksidentit fatal ashtu edhe nga momenti kur Michael Schumacher u zgjua nga koma, gruaja e tij Corina, fëmijët e tij dhe të gjithë njerëzit e afërt nuk lejojnë të rrjedhin informacione për shëndetin e tij.

Dëshira e legjendës për t’u “zhdukur” në një jetë private larg syve të publikut pas përfundimit të karrierës së tij në F1 ka çuar në fshehtësinë rreth gjendjes së tij aktuale. Shtatë herë kampioni i botës në F1, i cili së fundmi ka mbushur 54 vjeç, ka jetuar një jetë jashtëzakonisht private që pas aksidentit.

Gruaja e tij Corinna dhe rrethi i tij i ngushtë familjar dhe profesional kanë zgjedhur të mos zbulojnë informacione rreth shëndetit të tij dhe në vend të kësaj kanë mbetur të heshtur./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *