Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Prej vitesh, çifti i njohur i artistëve shqiptarë, Merita Halili dhe Raif Hyseni, jetojnë në SHBA. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ata kanë hequr dorë nga muzika, mbi të gjitha e kanë trashëguar dhe te vajza e vogël, Rea.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, kjo e fundit ka treguar se ndryshe nga prindërit ka zgjedhur muzikën xhaz, për të cilën po ndjek edhe studimet. Ndërkohë, Merita dhe Raifi kanë pranuar se i mbështesin të treja vajzat për zgjedhjet e tyre.
“Unë jam futur në programin e xhazit në shkollën time, sepse desha të mësojë ndonjë gjë ndryshe dhe akoma unë këndoj muzikë shqiptare popullore. I kam qejf të gjitha trevat. Unë besoj që kam marrë pjesët më të mira nga të dy prindërit dhe akoma jam vetvetja ime”, tha Rea.
“Dy vajzat e tjera kanë zgjedhur diçka tjetër. Vajza e dytë, Enxhi këndonte kur ishte e vogël, por e la. Tani ka dëshirë të vazhdojë për dentiste, ndërsa e madhja është për fëmijët me autizëm, ndjek atë degë”, tha Merita.
“Të dy bashkë e ndjekim vajzën në muzikë, por unë kam kohë pak më tepër dhe gjithmonë jam pranë saj. Është një gjë shumë e mirë, se përveç personalitet të vetë që ka krijuar në universitetin ku studion, katedra e Reas njihet si më të mirat e muzikës xhaz dhe ka shumë kërkesa si institucion, ndaj muzikantëve, këngëtarëve të rinj dhe në këtë rast, kam pasur mundësi t’i njoh të gjithë profesorët e Reas”, shtoi Raifi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)