Tragjedia e Astroworld, Travis Scott i shpëton dënimit
today30/06/2023
Travis Scott nuk do të dënohet për asfiksimin vdekjeprurës të turmës. Ky është vendimi i jurisë së Teksasit për ngjarjen e ndodhur gjatë turneut të tij Astroworld në Houston, Teksas ku 10 persona vdiqën për shkak se u shtypën nga turma.
Avokati i reperit 32-vjeçar, Kent Schaffer tha se vendimi ishte “çlirues” për klientin e tij. “Ai nuk i inkurajoi njerëzit që të bënin diçka për të lënduar të tjerët”, u shpreh avokati.
Policia dhe zyrtarët federalë kanë hetuar nëse Scott dhe organizatorët e koncertit kishin marrë mjaftueshëm masa sigurie.
Mijëra persona pësuan lëndime në koncertin e 5 Nëntorit 2021 nga situata e panikut që u krijua. Viktimat ishin të moshave 9-27 vjeç. Asokohe, Travis u shpreh se tragjedia e kishte “shpërqendruar”, por nuk e dinte se ç’kishte ndodhur deri në momentin që zbriti nga skena.
9-vjeçari Ezra Blount ishte më i vogli që humbi jetën gjatë koncertit.
Kritikët e kanë akuzuar se ka vazhduar të performojë pavarësisht se “trupat e pajetë kalonin mes turmës dhe ishin tërësisht të dukshëm nga skena”.
Schaffer tha se ndien keqardhje për personat që vdiqën në koncert dhe familjet e tyre. “Por Travis nuk është përgjegjës. Akuzimi i tij nuk do ta lehtësojë dhimbjen e tyre”, tha ai.
Megjithatë, mbi reperin rëndojnë ende padi të shumta civile. Familja e njërës prej viktimave përmbylli një marrëveshje me Scott dhe bashkëpunëtorët e tij në Tetor të vitit që lamë pas por detajet nuk janë bërë të ditura
Drake do të jetë në qendër të një kursi të ri universitar në Concordia University, duke u kthyer në një subjekt studimi akademik për ndikimin e tij në muzikë, kulturën pop dhe industrinë globale të argëtimit. Duke nisur nga semestri i vjeshtës 2026, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin […]
Post comments (0)