Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Për 12.3 milionë dollarë u shit fanella e veshur nga Michael Jordan në ndeshjen e tretë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, duke vendosur një rekord të ri absolut për veshjet më të shtrenjta të përdorura në historinë e basketbollit.
Ankandi u zhvillua në platformën dixhitale Joopiter, të themeluar nga Pharrell Williams. Fanella e sezonit historik i njohur si “The Last Dance” me Chicago Bulls tejkaloi rekordin e mëparshëm të vetë Jordanit prej 10.09 milionë dollarësh, të vendosur në vitin 2022 për fanellën e ndeshjes së parë të po atyre finaleve.
Gjithsesi, kjo shitje konfirmon se pothuajse tre dekada pas kampionatit të tij të gjashtë, artikujt personalë të Michael Jordan mbeten ndër më të kërkuarit dhe më të vlefshmit në tregun global të koleksionistëve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)