play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Sekretet e kampionatit Botëror 2026

today11/06/2026

Background

Edicioni i 23-të, më i madhi në histori me 48 skuadra si asnjëherë më parë që do të zhvillojnë 104 ndeshje, ngriti siparin në Mexico City.

16 qytete mirëpresin eventin më madhështor të globit, për herë të parë në 3 shtete: 11-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tre në Meksikë dhe dy në Kanada.

Legjendarët Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe portieri meksikan Guliermo Ochoa vendosin rekord me pjesmarrjen për herë të gjashtë në finalet e një kupe bote.

Nga Argjentina kampione bote në fuqi, e cila së bashku me Francën, Spanjën dhe Brazilin nisen si favoritë për të triumfuar, te pjesëmarrjet historike si kurrë më parë të Uzbekistanit, Kepit të Gjelbër, Kuraçaos dhe Jordanisë ofrojnë përballje gjithë interes pr t’u ndjekur ekskluzivisht në televizionin Klan dhe Klan Plus.

Nga topi me sensorë dhe teknologji të avancuar, te kamera në trupin e arbitrit apo pozicioni jashtë loje gjysmë automatik do ta shndërrojnë këtë edicion si botërorin më teknologjik.

Edhe sistemi VAR do të jetë më i pranishëm se kurrë, me vendime më të shpejta si dhe informacione të detajuara edhe për publikun.

Numri i shtuar i skuadrave, i jep për herë të parë këtij kompeticioni edhe fazën e 1/32-ve pas grupeve, ku dy vendet e para të secilit prej 12 grupeve me katër ekipe, do të përplasen me tetë më të mirat nga vendet e treta.

Magjia e këtij evenimenti plot rekorde, histori dhe teknologji të së ardhmes do të kulmojnë me finalen e madhe të 19 korrikut në “Met Life stadium” në New York.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *