Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Florentino Pérez është rizgjedhur president i Real Madridit dhe do të qëndrojë në krye të klubit deri në vitin 2030.
Presidenti aktual fitoi zgjedhjet me 65 për qind të votave, duke mposhtur rivalin e tij Enrique Riquelme.
Në aspektin sportiv, Florentino Pérez ka premtuar një Real Madrid edhe më të fortë dhe konkurrues për sezonet e ardhshme.
Sipas raportimeve, José Mourinho mund të rikthehet në pankinën madrilene, me synimin për ta rikthyer ekipin në majën e futbollit spanjoll dhe europian.
Ndërkohë, merkatoja pritet të sjellë përforcime të rëndësishme, me emra si Ibrahima Konaté dhe Denzel Dumfries.
Në fokus mbetet edhe Michael Olise, i konsideruar si objektivi i madh i verës, në një operacion që mund të arrijë vlerën e 150 milionë eurove.
Gjatë presidencës së tij, Florentino Pérez ka fituar 66 trofe dhe ka transformuar infrastrukturën e klubit me ndërtimin e Ciudad Real Madrid dhe rinovimin modern të stadiumit Santiago Bernabéu, duke konsoliduar pozicionin e Real Madridit si një nga klubet më të fuqishme në botë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)