Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today22/09/2023

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i tha regjisores së njohur Agnieszka Holland se filmi i saj “Kufiri i Gjelbër” për fatin e refugjatëve dhe emigrantëve që përpiqen të kalojnë nga Bjellorusia përmes Polonisë në Bashkimin Evropian, është parë vetëm nga derrat.
“Nuk jam i befasuar që anëtarët e Gardës Kufitare përdorën sloganin “vetëm derrat ulen në kinema”, të cilën e njohim që nga koha e pushtimit fashist, kur në kinematë tona shfaqeshin filmat propagandistikë të Hitlerit”, tha presidenti Duda.
Filmi i Agnieszka Holland u prit me ovacione në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ku mori vlerësime të shkëlqyera dhe një çmim special të jurisë. Do të ketë premierën e tij më 22 shtator, por një numër zyrtarësh polakë që as nuk e kanë parë, tashmë e kanë quajtur propagandë, një fyerje për ushtarët dhe rojet kufitare që mbrojnë të gjithë BE-në që emigrantët të mos hyjnë në të.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)