Për shkak të një detaji, Spider Man i ri i animuar ndalohet në Lindjen e Mesme
today26/06/2023
Filmi i animuar i Sony “Spider-Man: Across the Spider-Verse” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe sepse nuk është në përputhje me ligjet e tij të censurës.
Edhe pse nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar, arsyeja supozohet të jetë një poster që Gwen Stacy, e njohur ndryshe si Spider-Gwen, ka në dhomën e saj.
Posteri ka një flamur transgjinor me mbishkrimin “Mbrojini fëmijët transgjinorë”. Për më tepër, babai i Gwen mban një distinktiv në mbështetje të komunitetit LGBTQ në uniformën e tij të policisë, duke bërë që disa fansa të dyshojnë se Gwen është transgjinore.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje shumë të rrepta kur bëhet fjalë për përshkrimet e komunitetit LGBTQ. Duke pasur parasysh se ligjet e censurës në Arabinë Saudite janë pothuajse identike me ato në Emiratet e Bashkuara Arabe, hiti i Sony mund të ndalohet edhe atje.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Filmi i animuar i Disney-Pixar i vitit të kaluar “Lightyear” u ndalua gjithashtu në Lindjen e Mesme, sepse shfaqte protagonisten duke puthur partnerin e saj.
Pavarësisht ndalimit në Lindjen e Mesme, “Spider-Man: Across the Spider-Verse” është aktualisht një nga filmat më të ndjekur në kinema dhe në pak më shumë se dy javë, ka fituar më shumë se 494 milionë dollarë.
Drake do të jetë në qendër të një kursi të ri universitar në Concordia University, duke u kthyer në një subjekt studimi akademik për ndikimin e tij në muzikë, kulturën pop dhe industrinë globale të argëtimit. Duke nisur nga semestri i vjeshtës 2026, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin […]
Post comments (0)