play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Pa litar, pa pajisje sigurie: alpinisti ngjit rrokaqiellin 508 metra të lartë

today26/01/2026

Background

Alpinisti amerikan Alex Honnold ngjiti të dielën rrokaqiellin Taipei 101, në Taipei, Tajvan pa asnjë litar apo pajisje mbrojtëse, duke realizuar një tjetër ngjitje ekstreme.

Brohoritjet shpërthyen nga turma e mbledhur poshtë ndërtesës, teksa Alex nisi ngjitjen e kullës 508 metra të lartë, duke përdorur trarët metalikë horizontalë për t’u ngjitur me duar. Vëmendje të veçantë mori momenti kur ai u ndal gjatë rrugës, u kthye nga publiku dhe i përshëndeti, i veshur me një bluzë të kuqe që binte në sy mes fasadës së ndërtesës.

Pa litar, pa pajisje sigurie: alpinisti ngjit rrokaqiellin 508 metra të

Pas arritjes në majë, për të cilën iu deshën 1 orë e 31 minuta, Honnold e përshkroi përvojën si të jashtëzakonshme. “Pamja ishte e pabesueshme, një ditë vërtet e bukur,” tha ai. “Kishte shumë erë, ndaj vazhdimisht mendoja se do të bija. Po përpiqesha të ruaja ekuilibrin, por ishte një pozicion i jashtëzakonshëm dhe një mënyrë e veçantë për ta parë Taipein.”

Alpinisti tha se shpreson që ngjitja e tij të shërbejë si frymëzim për të tjerët.

“Mendoj se njerëzit shpesh gjejnë shtysën që u nevojitet për të ndjekur sfidat apo qëllimet e tyre. Ndonjëherë është pikërisht ajo shtysë që u duhet për të bërë atë që duan në jetë.”

Prania e një turme të madhe ishte diçka e pazakontë për të. “Në fillim isha pak i tensionuar, sepse kishte shumë njerëz që po më shikonin,” tha ai. “Por pastaj e kupton që të gjithë po të urojnë më të mirën.”

Taipei 101 ka 101 kate, ndërsa pjesa më e vështirë e ngjitjes ishte segmenti i mesëm prej 64 katesh, i njohur si “kutitë e bambusë”, që i japin ndërtesës pamjen karakteristike. Këto janë të ndara në tetë seksione, secili me tetë kate, ku ngjitja është e pjerrët dhe me dalje, ndërsa ballkonet shërbyen si pika pushimi.

Honnold nuk është alpinisti i parë që ka ngjitur Taipei 101, por është i pari që e ka bërë pa litar. Alpinisti francez Alain Robert e ngjiti ndërtesën në vitin 2004, gjatë hapjes zyrtare të saj, por me pajisje sigurie.

Ngjitja u transmetua drejtpërdrejt në Netflix dhe ngjalli jo vetëm entuziazëm, por edhe shqetësime për aspektet etike të transmetimit të drejtpërdrejtë të një aktiviteti kaq të rrezikshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *