play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Arsim

Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare

today27/07/2026

Background
share close

Nis sot aplikimi online për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit në portalin U-Albania. Maturantët do të kenë në dispozicion 6 ditë për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi, si hap i parë drejt regjistrimit në universitet.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka drejtuar një mesazh të gjithë maturantëve, duke i ftuar të kryejnë aplikimin brenda afateve të përcaktuara. Ministrja Kumbaro i ka inkurajuar ata të bëjnë zgjedhje të lira, bazuar në preferencat, përgatitjen dhe talentin e tyre.

Mesazhi i plotë i ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro:

“Të dashur maturantë, një ditë shumë e rëndësishme fillon sot për ju. Nga data 27 korrik deri më 1 gusht do të jetë i hapur portali U-Albania, ku të gjithë maturantët që dëshirojnë të aplikojnë online për studimet e larta mund ta bëjnë këtë duke nisur nga sot.
Keni 10 mundësi zgjedhjeje. E di që keni punuar shumë dhe jeni përgatitur për këtë moment. Ju inkurajoj të aplikoni aty ku janë dëshirat, ëndrrat dhe talentet tuaja.
Kjo do të jetë një javë intensive. Të gjitha strukturat tona do të jenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë, për t’ju shërbyer dhe për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja, me qëllim që ky proces të ecë sa më mbarë.
Të gjitha mundësitë janë të hapura për ju në universitetet shqiptare, me programe të reja studimi, staf akademik të përgatitur dhe investime të reja në auditore.
Ju uroj punë të mbarë në këtë etapë të re të jetës suaj. Ju uroj kurajë dhe mezi pres t’ju takoj në tetor në vitin e ri akademik në auditorët e universiteteve tona.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *