play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Neymar mban në ankth Brazilin

today09/06/2026

Background

Neymar mban ende në tension kombëtaren e Brazilit. Gjendja fizike e 34-vjeçarit mbetet ende për tu riparë, gjithsesi, Federata Braziliane e Futbollit ka bërë të ditur se sulmuesi po reagon pozitivisht ndaj trajtimit të dëmtimit.

Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë konfirmuar një progres të kënaqshëm në rikuperimin e lojtarit të Santos nga një këputje muskulore e gradës së dytë në pulpën e këmbës së djathtë.

Federata sqaroi se Neymar do të vazhdojë programin e rehabilitimit dhe përgatitjes fizike në ditët në vijim, me synimin për të rikuperuar plotësisht formën e tij para rikthimit në ndeshje.

Ndërkohë, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se shpreson ta ketë Neymarin të paktën në seancat stërvitore gjatë kësaj jave.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë garanci për aktivizimin e yllit brazilian në ndeshjen hapëse të turneut.

Aktualisht, pjesëmarrja e Neymarit në përballjen ndaj Marokut duket e vështirë, pasi stafi teknik dhe mjekësor nuk dëshiron të marrë rreziqe me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas vlerësimeve të fundit fizike në ditët para ndeshjes.

Rikthimi i Neymarit mbetet një nga temat më të ndjekura në kampin brazilian, me tifozët që shpresojnë ta shohin numrin 10 në fushë sa më shpejt gjatë rrugëtimit të Seleçaos në Kupën e Botës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *