play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Natalie Portman i jep fund martesës, bashkëshorti e tradhëtoi me aktivisten Camille Etienne

today09/08/2023

Background

Aktorja Natalie Portman dhe bashkëshorti, koreografi Benjamin Millepied, thuhet se janë ndarë pas 11 vitesh martesë. Kjo për shkak të lidhjes së pretenduar të Benjamin me aktivisten e klimës Camille Etienne.

Spekulimet për ndarjen e tyre nisën në përvjetorin e 11-të të martesës (që ishte më 4 gusht), kur Natalie u pa pa unazën e saj të martesës gjatë një eventi në Australi.

Us citoi një burim të thoshte: “Pasi doli lajmi për lidhjen e tij, ata janë përpjekur të punojnë për martesën e tyre, por aktualisht janë në dalje”. Thashethemet për lidhjen e Benjaminit filluan në qershor, sipas raportit.

Në qershor, një person i brendshëm i kishte thënë portalit se Natalie besonte se “çështja e Benjaminit ishte një lidhje e shkurtër dhe budallaqe që nuk do të thotë asgjë për të”. Një tjetër burim i tha të njëjtit portal se ata ‘po flisnin dhe punonin së bashku për hir të fëmijëve të tyre’ dhe Benjamin gjithashtu është penduar për veprimet e tij.

Në të njëjtin muaj, People duke cituar një burim për çështjen e Benjaminit kishte thënë: “Ishte jetëshkurtër dhe mbaroi… Ai e di se bëri një gabim të madh, dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë dhe të mbajë familjen e tyre. Natalie është tepër private dhe nuk ka ndërmend ta shfaqë këtë në media. Prioriteti i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve dhe privatësisë së tyre”.

Duke folur për marrëdhënien e Natalie dhe Benjamin, ata u takuan në vitin 2009 teksa punonin në ‘Black Swan’. Ata kanë dy fëmijë, djalin Aleph i cili është 12 vjeç dhe një vajzë 6-vjeçare Amalia.

Natalie Portman i jep fund martesës, bashkëshorti e tradhëtoi me

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *