Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vajza e Eminem, Alaina Scott u martua me Matt Meller të premten e kaluar. Vajza e madhe e reperit e organizoi ceremoninë në një rreth të ngushtë, me të ftuar nga të dyja palët jo më shumë se 125.
Ajo ka ndarë me miqtë e saj online në Instagram disa momente të dasmës së saj. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk shfaq Eminem.
Nën postimin e saj, Alaina Scott shkroi: “9 qershor 2023 thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do të gjejë gjithmonë tëndin 🌹”.
Fotot përfshijnë çiftin duke u puthur dhe më pas në një ashensor, ndërsa fotot e tjera tregojnë përgatitjet e nuses dhe unazat e martesës së çiftit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)