play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan për 100 laboratorë “Smart” në shkollat 9-vjeçare, Rama: Pjesë e procesit të digjitalizimit

today17/05/2022

Background
share close

Qeveria shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar. Investimi arrin vlerën e  3.375 mln dollarëve.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot fillon një proces rrënjësisht transformues që është pjesë e revolucionit digjital. Kryeministri tha se projekti synon të shtrihet në të gjithë territorin dhe gjithë shkollat.

Rama: U nxit në mënyrë të posaçme nga nxënësit me të cilët patëm një komunikim intensive lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës, laboratorë që figurojnë fizikisht në shkolla, por në të vërtetë kryejnë një pjesë shumë të vogël të misionit të tyre. Janë realisht të dalë kohe në kushtet kur sot fëmijët e vegjël janë shumë më të avancuar. Ne u vumë në lëvizje me shpejtësi dhe gjetëm në këtë rrugë një partner serioz dhe të besueshëm. E fillojmë me 100 laboratorët e para SMART që janë të gjeneratës më të fundit në 100 shkolla të vendit tonë. Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjitha shkollave me laboratorë SMART. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Nesër do të lançojmë një tjetër program, që është programi i kodimit. Ky program do të fillojë me numra jo tërësisht të vegjël, por që ne duam ta kthejmë në një lëvizje rinore në sensin e plotë të fjalës. Këto dy punë shkojnë paralelisht me atë që po bëjmë bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për Piramidën. Ne po përgatitemi që duke filluar nga viti i ri shkollor të kemi një sistem të ri të të mësuarit të lëndës së informatikës, i cili do shtrihet në gjithë territorin. Shqipëria e vitit 2030 të jetë tërësisht ndryshe në kapacitetet e reja në funksion të teknologjisë dhe patjetër me një cikël punësimi të të rinjve që është një cikël i ri që i garanton punësim cilësor pa qenë të detyruar të lëvizin nga shtëpia dhe Atdheu

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Guinness

Si lindën rekordet Guiness?

70 vjet më parë, në vitin 1950, Sir Hugh Beaver,sot  Drejtori Menaxhues i Distilimit Guinness, po gjuante me disa miq dhe pyeste se cili do të ishte zogu më i shpejtë i gjahut. Kjo pyetje, e cila u ngrit si dhe rastësisht, e bëri atë të botojë katër vjet më vonë udhëzues me të dhëna dhe fakte befasuese.   Kjo ishte origjina e librit të famshëm  Guinness.   Shumë vite më […]

today17/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%