Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Zbulimet e librit të ri “Rinia e praruar: një histori intime e rritjes në familjen mbretërore” nga Tom Quinn tregoi se Kate ka bërë shumë analiza para se të martohej me mbretin e ardhshëm.
Ashtu siç Diana në 1981-shin, edhe Kate duhej të provonte se po, është pjellore.
Tom Quinn shkruan: “Këto kryhen gjithmonë për të siguruar që një mbretëreshë e ardhshme do të jetë në gjendje të ketë fëmijë. Nëse kate nuk do të kishte qenë pjellore, nuk ka dyshime se martesa do të ishte prishur.”
Duke iu referuar martesës së princit charles me dianën, autori tha se edhe kjo e fundit i ishte nënshtruar testeve mjekësore para martesës së çiftit në vitin 1981.
“Diana në një takim të shkurtër me autorin e këtij libri kishte thënë se me të gjithë pafajësinë kishte menduar se kontrollet paramartesore kishin të bënin me shëndetin e përgjithshëm, por më vonë kuptoi se në të vërtetë ishte testuar për fertilitet.
Autori sugjeroi gjithashtu se Kate Middleton “duhet ta ketë ditur saktësisht se çfarë po ndodhte, por ajo nuk është, as nuk ka qenë ndonjëherë rebele”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)