play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

JLo: Nuk jam rastësisht kështu, çohem çdo ditë në pesë për t’u stërvitur

today23/03/2023

Background
share close

Jennifer Lopez thotë se stërvitet çdo ditë që në orën 5 të mëngjesit, jo vetëm për t’u dukur bukur në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.

53-vjeçarja tregoi rutinën e saj të lodhshme në një intervistë të mërkurën me “UsWeekly”, ku shpjegoi se mbajtja e trupit gjatë gjithë kohës në lëvizje e ndihmon të mbajë edhe të ruajë pozitivitet në aspektin psikologjik

.

“Nuk është sekret që stërvitja është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime”, tha Lopez. “Mendoj se ka një lidhje pozitive mes ushtrimeve dhe shëndetit mendor. Kur arrin të ekuilibrosh vendosmërinë dhe objektivat e qarta, natyrshëm del në pah versioni më i mirë i vetes sonë”.

Lopez tha se ajo është gjatë gjithë kohës në lëvizje, nga ora 5 e mëngjesit deri në darkë, duke mos u dorëzuar as para ndonjë agjende të ngjeshur që ka në ditë të caktuara. “Nuk kam frikë të sfidoj veten, jam e hapur për të shtyrë veten në limite, siç po ndodh tani që po bëj prova për albumin e ri që del këtë verë”.

Përveç vrapit, aktivitetet e tjera sportive që ajo kryen janë kikboks, stërvitje rezistence, dhe ushtrime të tjera për muskujt. “Çfarëdo të ndodhë, ajo vjen në orar në stërvitje dhe e merr shumë seriozisht”, tha trajnerja e saj, Tracy Anderson. “E njeh shumë mirë trupin e vet dhe e di që puna do të japë rezultate”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *