play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ish-gruaja e Kevin Costner nuk ikën nga shtëpia, edhe pse i mori 1.45 milionë dollarë

today15/06/2023

Background
share close

Aktori i njohur Kevin Costner duket se është futur në telashe me ish-bashkëshorten e tij Christine Baumgartner, e cila refuzon të largohet nga shtëpia e tij edhe pse janë divorcuar dhe i ka paguar asaj 1.45 milion dollarë për një vilë të re.

Costner ka paraqitur dokumente ligjore duke i kërkuar gjykatës që të detyrojë gruan e tij të largohet nga shtëpia në përputhje me marrëveshjen e tyre paramartesore.

Aktori fitues i Oskarit thotë se Baumgartner kishte një periudhë 30-ditore për t’u larguar nga shtëpia, por ai dyshon se 49-vjeçarja po qëndron aty për ta bindur atë t’i dorëzohet kërkesave të ndryshme për më shumë para që ajo i ka bërë pas prishjes së martesës.

Aktori i tha gjykatës se ai do të ishte i gatshëm për marrëveshje të mëtejshme financiare në një përpjekje për ta detyruar atë të largohej nga shtëpia.

Costner tha se është i gatshëm të kontribuojë si pjesë e detyrimeve për mbështetjen e fëmijëve të tij me 30 mijë dollarë në muaj për një shtëpi me qira dhe është i gatshëm të japë 10 mijë dollarë të tjera për shpenzimet e shtëpisë së re.

Ylli i Yellowstone ka tre fëmijë me Baumgartner – djemtë Cayden dhe Hayes, 16 dhe 14 vjeç dhe vajza 13-vjeçare Grace.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Show Biz

Rita Ora do të performojë në finalen e ‘Wimbledon 2025’

Rita Ora do të ngjitet në skenë për një koncert falas më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i kushtohet transmetimit të finaleve të Wimbledonit. Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz […]

today09/07/2025

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *