play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

today24/07/2026

Background
share close

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 vjen këtë fundjavë me dy histori të ndryshme për dy pilotët e Ferrarit. Luis Hamilton mbërrin në Hungaroring si një nga mbretërit e kësaj piste, ndërsa Sharl Lëklerk kërkon të ndryshojë një traditë jo shumë të favorshme. Britaniku ka një lidhje të veçantë me Budapestin. 8 fitore, 9 “pole position” dhe 12 podiume e bëjnë pilotin më të suksesshëm në historinë e kësaj piste.

Për Hamiltonin, Hungaroring është pothuajse si një shtëpi e dytë. Në vitin 2024, pikërisht në Hungari, ai siguroi podiumin e 200-të të karrierës, duke konfirmuar edhe një herë marrëdhënien e tij të veçantë me këtë cirkuit. Gara e vitit 2019 mbetet një nga më të bukurat e karrierës së tij. Mercedes e thirri në bokse për një ndalesë të dytë, i vendosi goma të reja dhe i kërkoi të kapte Maks Vershtapenin.

Luis filloi të ulte kohët xhiro pas xhiroje, derisa realizoi një parakalim spektakolar. “Çdo xhiro ishte si një xhiro kualifikimi”, deklaronte pas garës piloti britanik. Lëklerk, në krahun tjetër, ende kërkon momentin e tij të madh në Budapest. Piloti nga Monako nuk ka fituar kurrë dhe nuk është ngjitur asnjëherë në podium në Hungaroring. Vitet e fundit kanë sjellë zhgënjime të ndryshme për të.

Në vitin 2022, kur ishte në garë për fitore, strategjia e gabuar me gomat e dëmtoi rëndë dhe ai përfundoi vetëm i gjashti. Ky mbetet ndoshta pengu më i madhe për pilotin monegaks në garën e Hungarisë. Lëklerk ishte në garë për fitore. Ferrari vendosi t’i vendoste goma të forta, por ato nuk funksionuan në ato kushte. Vershtapen e parakaloi dy herë, ndërsa në mes pati edhe një rrotullim.
Edhe sezonin e kaluar, pavarësisht startit nga “pole position”, Lëklerk nuk arriti ta kthente avantazhin në triumf dhe mbylli garën në vendin e katërt. Ferrari mbërrin në Hungari pas sinjaleve pozitive të marra në Spa, ku tregoi se mund të luftojë me rivalët kryesorë. Megjithatë, Hungaroringu do të jetë një provë tjetër për të kuptuar nivelin real të skuadrës. Për Hamiltonin, kjo pistë sjell kujtime të fitoreve të mëdha, ndërsa për Lëklerkun përfaqëson një sfidë personale.

Dy pilotët e kuq kanë objektiva të ndryshëm, por të njëjtën dëshirë: ta rikthejnë Ferrarin në qendër të vëmendjes. Tifozët e “Rosos” presin një paraqitje të fortë dhe shpresojnë që Hungaria të jetë vendi ku Lëklerk më në fund thyen tabunë, ndërsa Hamilton vazhdon historinë e tij të suksesit në Budapest.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *