play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Dua Lipa një hap drejt modës, bashkohet me Donatella Versace

today04/05/2023

Background
share close

Dua Lipa bën lëvizjen e radhës në fushën e modës, bashkon “forcat” me  Donatella Versace - Art&Argëtim

Dua Lipa është bashkuar me Donatella Versace dhe kanë dizenjuar koleksionin e fundit të Versace, i cili titullohet ‘La Vacanza’ dhe do të prezantohet përmes një shfaqjeje në jug të Francës në fund të këtij muaji.

Këngëtarja, e cila prej kohësh është një mikeshë e shtëpisë, ka kthyer dorën drejt dizajnit për herë të parë, duke ndihmuar në krijimin e një koleksioni veror, të frymëzuar nga pushimet.

“Jam absolutisht e emocionuar që kam bashkë-dizenjuar koleksionin e grave ‘La Vacanza’ për Versace me Donatellën”, tha Lipa. “Ajo dhe unë kemi krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë viteve dhe jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga ajo dhe i gjithë ekipi që nga fillimi i karrierës sime”.

Lipa e ka veshur Versace-n si në skenë ashtu edhe në tapetin e kuq prej shumë vitesh, madje ka ecur në një nga sfilatat e markës.

“Unë kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga një proces projektimi bashkëpunues,” shpjegoi Versace. “Puna me Duan në këtë koleksion ka qenë shumë emocionuese dhe më pëlqen dinamika mes nesh. Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe vizioni i saj krijues është i jashtëzakonshëm. Vera është një kohë magjike. Ne do të kapim këtë ndjenjë dhe ngjyrat e asaj koha e vitit me një sfilatë të veçantë dhe intime të modës në Kanë.”

Koleksioni ‘La Vacanza’ do të jetë i disponueshëm për t’u blerë menjëherë pas shfaqjes, e cila do të zhvillohet të martën më 23 maj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *