Skandal në Parlamentin Europian: Grupi i djathtë ekstrem akuzohet për shpërdorim të 4.3 milionë eurove
Grupi politik i djathtë ekstrem “Identitet dhe Demokraci” (ID), të cilit i ka pasuar grupi i ri “Patriotët për Europën” në vitin 2024, është vënë në qendër të një hetimi për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian. Sipas një investigimi të përbashkët nga gazetat Le Monde, Die Zeit, Falter dhe programi televiziv Kontraste, bëhet fjalë për të paktën 4.33 milionë euro që dyshohet se janë shpenzuar në mënyrë të parregullt. […]