Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Partia në pushtet e presidentit argjentinas, Javier Milei, fitoi qartë zgjedhjet parlamentare të së dielës, 26 tetor, me 40,8% të votave, sipas rezultateve fillestare.
Partia e tij, La Libertad Avanza, fitoi gati 41% të votave, duke marrë 13 nga 24 vendet në Senat dhe 64 nga 127 vendet në Dhomën e Ulët që u konkurruan.
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, tha se fitorja e madhe e partisë së tij shënoi një pikë kthese dhe u zotua të ndjekë reformat që qeveria e tij i konsideron ende të nevojshme.
“Gjatë dy viteve të ardhshme, ne duhet të konsolidojmë rrugën e reformave që kemi nisur për ta ndryshuar historinë e Argjentinës njëherë e përgjithmonë. Tani jemi të përqendruar në zbatimin e reformave që Argjentina ka nevojë për të konsoliduar rritjen dhe ngritjen përfundimtare të saj, për ta bërë Argjentinën përsëri të madhe”, tha Milei.
Ai ftoi guvernatorët e vendit për të diskutuar marrëveshjet parlamentare dhe tha se dhjetëra senatorë dhe deputetë nga parti të tjera potencialisht do të arrinin marrëveshje me administratën e tij.
Votuesit mbështetën reformat e tregut të lirë të Mileit dhe masat e thella shtrënguese, duke i dhënë atij një mandat të qartë për të vazhduar me riorganizimin radikal të ekonomisë.
Rezultatet ka të ngjarë të jenë gjithashtu lajme të mira për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, administrata e të cilit kohët e fundit i siguroi Argjentinës një paketë të madhe shpëtimi financiar, por kërcënoi të tërhiqej nëse Milei nuk do të kishte rezultate të mira.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)