play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

1846 Results / Page 71 of 206

Background

Bota

Gjykata e Hagës dënon sanksionet e Trump

Gjykata e Hagës dënon sanksionet e nënshkruara nga Donald Tramp ndaj këtij institucioni. Në një reagim të saj, Gjykata Penale Ndërkombëtare shprehu angazhimin për të vendosur drejtësi për miliona viktima të pafajshme të mizorive në gjithë botën, pavarësisht sanksioneve ndaj zyrtarëve të saj dhe punës së pavarur dhe të paanshme gjyqësore. Tramp nënshkroi sanksione që kufizojnë financimet dhe dhënien e vizave amerikane për individët sëbashku me familjet e tyre që […]

today07/02/2025

Bota

Gjermani, fermerët presin ndryshim të politikave bujqësore

Politikanë të ndershëm dhe më pak burokraci. Këto kërkon fermeri Simon Sedlmair të cilat mund të përbëjnë një qeveri më të mirë gjermane. 64-vjeçari drejton fermën, e përbërë nga 320 kafshë me familjen e tij në Puchschlagen, një rreth në një komunë të vogël bavareze, rreth 50 kilometra (30 milje) në perëndim të Mynihut. “Shpresoj që politikanët më në fund do të jenë të sinqertë kur të mbahen zgjedhjet e […]

today07/02/2025

Bota

Dita Botërore e Zgjedhjeve, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: 11 Maji moment i rëndësishëm për demokracinë

Kryetari i Prezencë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran ka dërguar një mesazh në lidhje me Ditën Botërore të Zgjedhjeve. Tarran në mesazhin e tij sjell në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, ku përmendi faktin që zgjedhjet e 11 Majit janë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri. Ambasadori Michel Tarran, thekson faktin se këto zgjedhje janë historike për arsye se për herë të parë, qytetarët shqiptarë me […]

today06/02/2025

Bota

“Çështja Almasri” në parlament italian

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka dhënë shpjegime para parlamentit për të ashtuquajturin “Çështja Almasri”. Ai u shpreh se Roma nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të lironte Osama Almasri pasi u konstatuan gabime dhe pasaktësi në urdhërarrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. “Ishte Gjykata Ndërkombëtare Penale ajo që u korrigjua, nuk isha unë ai që nxori gabimet e gjykatës. Gjykata zbuloi gabimet dhe u përpoq t’i ndryshonte pesë ditë më vonë […]

today06/02/2025

Bota

Kandidati për kancelar në Gjermani, Merz: Pa ne asgjë nuk ecën përpara në Evropë

Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, ruajtja e bazës industriale në Gjermani, besimi i Evropës qenë disa nga temat. Auron Dodi ndoqi aktivitetin. Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin. Merz i krahasoi zgjedhjet e vitit 2025 me zgjedhjet e […]

today06/02/2025

Bota

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që ndalon sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e femrave

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë sportistët transgjinorë që të marrin pjesë në sportet për femra. Urdhri, i titulluar “Mbajtja e Burrave Jashtë Sporteve për Femra”, u jep agjencive federale liri të gjerë për të siguruar që subjektet që marrin fonde federale t’i përmbahen vendimit. “Përmes këtij urdhri ekzekutiv, lufta kundër femrave në sport merr fund”, tha Presidenti Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në […]

today06/02/2025

Bota

Emigrantët, BE “ligjëron” kampin e Gjadrit

Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e krijimit jashtë territorit të Unionit, të qendrave të riatdhesimit të emigrantëve të jashtëligjshëm, të ngjashme me atë të Gjadrit në Shqipëri. Plani parashikon dërgimin e menjëhershëm në kampe të ngritura në vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, të të gjithë të huajve të cilëve u refuzohet azili në vendet e Unionit. Kthimi i tyre në vendet e origjinës të bëhet përmes këtyre […]

today05/02/2025

Bota

USAID shpërdoroi paratë me ndihmat nëpër botë

Administrata Tramp akuzon USAID-in për shpërdorime të rënda të fondeve të grumbulluara nga taksapaguesit amerikanë. Kjo është edhe arsyeja që sipas sekretares për shtyp të kreut të Shtëpisë së Bardhë, aktiviteti i kësaj agjencie u pezullua nga departamenti për efiçencën qeveritare që drejtohet nga miliarderi Elon Musk. Caroline Leavitt zbuloi disa prej shpërdorimeve të kryera nga USAID nëpër botë. “1.5 milionë dollarë për zhvillimin e diversitetit në vendet e punës […]

today04/02/2025

Bota

Tarifa kundër BE-së? Liderët europianë me një zë kundër Trump: Do të reagojmë

Bashkimi Europian do të reagojë nëse interesat e saj goditen, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas kërcënimeve të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tarifa ndëshkuese. “Nëse sulmohen interesat tona tregtare, Europa, si një fuqi e vërtetë do duhet të respektohet, e kësisoj do të reagojë”, tha Presidenti francez pasi arriti në një takim informal për mbrojtjen me udhëheqësit e tjerë të shteteve në Bruksel. Sipas tij, “zgjedhjet […]

today03/02/2025