Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Banorët e New Yorkut votojnë këtë të martë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, me vëmendjen e përqendruar në sfidën kryesore mes Zohran Mamdani, fituesit të zgjedhjeve paraprake të demokratëve, dhe ish-guvernatorit të shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo, i cili kandidon si i pavarur pasi nuk mori mbështetje në zgjedhjet paraprake.
34-vjeçari Mamdani njihet si përfaqësues progresist dhe i krahut të majtë të Partisë Demokrate, me bir emigrantësh ugando-indianë. I konsideruar si figurë që sfidon kastën drejtuese demokrate të New Yorkut, ai mbështet banesat e përballueshme dhe të drejtat e emigrantëve.
Përmes një postimi në rrjetin Truth, Trump doli haptazi në mbështetje të Cuomo, duke paralajmëruar se do të ndërpresë fondet nga administrata për New Yorkun nëse fiton Mamdani.
Sondazhet parashikojnë një fitore bindëse të majtistit Mamdani me 46.1%, gati 15% mbi Cuomo. Në garë është dhe kandidati republikan Curtis Sliwa, i cili ka mbështetje të papërfillshme.
New Yorku konsiderohet bastion i demokratëve, ndaj zgjedhjet lokale shihen si barometër: një përmbysje në qytetin më liberal amerikan do të ishte sinjal për zgjedhjet e mesit të mandatit, ku votohet për një të tretën e Senatit dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Gjatë 10 ditëve të fundit, rreth 700 mijë banorë kanë votuar në zgjedhjet e hershme, duke përdorur qendrat e posaçme dhe votimin me postë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)