Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në zemër të një ish-zone industriale në periferi të Berlinit, ndriçimi, muzika elektronike dhe atmosfera e Krishtlindjeve bashkohen në një përvojë unike.
“Forest Winter Light”, instalacioni më i ri i artistit Christoph Bauder, ka hapur dyert për publikun, duke sjellë një festë ndjesish, dritash dhe tingujsh.
Skena është zbukuruar me 600 pemë Krishtlindjesh dhe disko-topa që reflektojnë dritën në çdo drejtim.
“Është ky kontrasti midis Krishtlindjes klasike, rrënojave industriale dhe kulturës së teknos që për mua përfaqëson Berlinin. Dua që njerëzit të ndjejnë gjithë gamën emocionale të dimrit, nga gëzimi i pastër e dashuria, deri te momentet e qeta e pak më të errëta”, u shpreh Christoph Bauder, artist.
Bauder thotë se qëllimi i tij nuk është thjesht të ofrojë një spektakël për rrjetet sociale, por një udhëtim emocional që kërkon kohë dhe përjetim.
Që nga hapja më 7 nëntor, “Forest Winter Light” ka marrë reagime shumë pozitive.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)