play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Uashingtoni përshpejton planin për “një Lindje të Mesme të re” deri në fund të vitit

today04/11/2025

Background
share close

Administrata amerikane i ka vënë vetes një objektiv të qartë, që deri në fund të këtij viti, të konsolidojë një “rend të ri” politik e ushtarak në Lindjen e Mesme.

Në plan janë përfshirë disa shtete kyçe, Libani, Siria dhe Irani, secili me kushte specifike që Uashingtoni kërkon të përmbushë brenda afateve të përcaktuara, raporton L’Orient Le Jour.

Ndërkohë, tensionet në kufirin jugor të Libanit janë rritur ndjeshëm.

Izraeli ka shtuar kërcënimet e tij ndaj Hezbollahut, duke paralajmëruar veprime ushtarake nëse kushtet e përcaktuara nga Uashingtoni dhe Tel Avivi nuk respektohen. Sipas L’Orient Le Jour, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Bejrutit dhe Tel Avivit nën ndërmjetësimin e tyre, me synimin që më vonë këto negociata të bëhen bilaterale.

Egjipti po luan një rol aktiv në këtë proces diplomatik, duke planifikuar vizita në Tel Aviv për të diskutuar një plan të propozuar nga Kajro që synon shmangien e një lufte të re dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme ndërmjet Libanit dhe Izraelit.

Roli i Iranit në ekuacion

Në qendër të gjithë kësaj dinamike qëndron Irani. Teherani ka dërguar ministrin e Jashtëm, Abbas Aragchi, në Oman për të vazhduar bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve të L’Orient Le Jour, presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë të qartë Teheranit se, nëse deri në fund të vitit nuk arrihet një marrëveshje, Izraeli është i përgatitur për një ofensivë të re ushtarake ndaj Republikës Islamike.

Kjo nënkupton se negociatat libaneze varen nga ato me Iranin, dhe anasjelltas. Për këtë arsye, Uashingtoni ka paralajmëruar edhe Irakun që të ndalojë lëvizjet pro-iraniane të Hachd al-Chaabi në rast të një përshkallëzimi të konfliktit.

Përballë kësaj presioni, Irani po përpiqet të forcojë aleancat rajonale dhe të koordinojë pozicionet me aleatët e tij, duke u përgatitur si për një marrëveshje të madhe, ashtu edhe për një luftë të mundshme. Nëse përplasja bëhet e pashmangshme, Teherani nuk dëshiron të mbetet i izoluar, ai llogarit Hezbollahun, Houthi-n e Jemeni-n dhe milicitë irakiane për të hapur fronte të shumta kundër Izraelit.

Në anën tjetër, Izraeli po përgatitet për skenarë të mundshëm të luftës. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për rritjen e fuqisë ushtarake të Hezbollahut dhe për kërcënimin në rritje nga rebelët Houthi.

Planet izraelite për kufirin jugor të Libanit

Sipas L’Orient Le Jour, Izraeli po shqyrton krijimin e një “zone tampon” 10 kilometra të thellë në jug të Libanit, të cilën Uashingtoni do ta prezantonte si një “zonë ekonomike”.

Kjo zonë do të administrohet nga një “këshill civil i përbashkët izraelito-libanez” nën mbikëqyrje ndërkombëtare të drejtuar nga SHBA-të.

Një skemë e tillë kujton marrëveshjen e 17 majit 1983 midis Bejrutit dhe Tel Avivit, e cila parashikonte bashkëpunim të ngushtë ushtarak, por këtë herë, koordinimi do të ishte edhe politik dhe civil.

Siria dhe koalicioni kundër terrorizmit

Në këtë kontekst, Siria duket se po përgatitet për një ripozicionim strategjik. Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Zyrtarisht, ky koalicion fokusohet te lufta kundër Shtetit Islamik, por burime amerikane kanë lënë të kuptohet se edhe Hezbollahu konsiderohet pjesë e listës së organizatave terroriste.

Nëse Siria arrin marrëveshje me Izraelin dhe integron kurdët, kjo do të forconte ndjeshëm pozicionin e Damaskut dhe do të shtonte presionin ndërkombëtar mbi Libanin për çarmatosjen e Hezbollahut dhe transformimin e tij në një parti politike pa strukturë ushtarake.

Një rajon në prag të riformatimit

Rajoni ndodhet përpara dy rrugëve: ose një seri marrëveshjesh të koordinuara që do të riformojnë balancat politike në Lindjen e Mesme, ose një cikël i ri përplasjesh ushtarake që mund të përfshijë të gjithë “boshtin e rezistencës” të mbështetur nga Teherani.

Në çdo rast, fundi i vitit 2025 pritet të jetë një moment vendimtar për të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe për fatin e marrëdhënieve amerikano-iraniane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *