play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Autoritetet: Sulmi në Londër nuk ka lidhje me terrorizmin

today03/11/2025

Background

Sulmi në hekurudha nuk kishte lidhje me terrorizmin. Kjo është konfirmuar deri tani nga autoritetet britanike.

Ndaj 32-vjeçarit të arrestuar, Anthony Williams, nga Peterborough, rëndojnë disa vepra penale, mes tyre edhe ajo e tentativës për vrasje.

Një person i armatosur me thikë plagosi 11 persona brenda një treni. Incidenti ndodhi në trenin që ishte nisur nga Doncaster drejt Londrës në orën 18:25. Pas sulmit, ai u detyrua të ndalonte menjëherë në stacionin Huntingdon. Brenda vetëm tetë minutash nga telefonata e parë, policia britanike arrestoi dy persona, njëri prej të cilëve u neutralizua me pistoletë paralizuese pasi po mbante një thikë në dorë.

Nga 11 të plagosurit, dy mbeten në gjendje kritike për jetën.

Prania e policisë është shtuar në gjithë rrjetin hekurudhor britanik, ndërsa stacioni Huntingdon dhe linja King’s Cross – Peterborough janë ndërprerë përkohësisht.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta, përfshirë edhe një mesazh nga Mbreti Charles, i cili shprehu tronditjen dhe keqardhjen e thellë për viktimat dhe familjet e tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *