Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas grabitjes spektakolare të ndodhur më 19 tetor në Muzeun e Luvrit në Paris, autoritetet franceze kanë avancuar hetimet duke arrestuar të mërkurën në mbrëmje pesë të dyshuar të rinj, përveç dy të dyshuarve kryesorë, që ishin arrestuar më parë.
Sipas mediave franceze, një nga këta pesë të arrestuar konsiderohet i dyshuar kryesor dhe është futur në paraburgim për t’u marrë në pyetje nga hetuesit, lidhur me vjedhjen. Të tjerët janë gjithashtu në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar rolin e secilit pjesëtar të grupit.
Objekte me vlerë 88 milionë euro u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë, kur katër hajdutë hynë në ndërtesë në mesditë.
Bizhuteritë ende nuk janë rikuperuar, ndërsa DNA-ja e njërit prej të arrestuarve mund të lidhet me vendin e ngjarjes. Kështu njoftoi Prokuroria.
Hetuesit besojnë se banda mund të jetë më e madhe se personat e kapur nga kamerat e sigurisë, dhe pritet që arrestimet e reja të ndihmojnë në identifikimin e të gjithë pjesëtarëve të grupit.
Të dyshuarit e rinj mund të mbahen në burg për katër ditë para se të akuzohen ose të lirohen, ndërsa autoritetet po vazhdojnë kontrollin intensiv në Paris dhe rrethinat e muzeut.
Grabitja e Luvrit ka shkaktuar tronditje në Paris dhe më gjerë, duke bërë që autoritetet franceze të shtojnë masat e sigurisë dhe të intensifikojnë hetimet për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)