play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9070 Results / Page 793 of 1008

Background

Aktualitet

“Green Fest” në Tiranë, produktet e fshatrave mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

  Në sheshin “Skënderbej” nisi sot panairi i produkteve lokale të Tiranës. Rreth 500 fermerë e sipërmarrës do të ekspozojnë dhe shesin deri ditën e diel prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Nga frutat e perimet e stinës, te djathërat, vaji i ullirit, vera e deri tek punimet artizanale dhe pajisjet bujqësore, do të ekspozohen në këtë treg. Ceremonia e hapjes u shoqërua me valle popullore tradicionale të zonës, ndërsa […]

today27/10/2022

Politikë

Von der Leyen: BE 80 mln euro grante Ballkanit Perëndimor për krizën energjitike

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejt Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën energjetike. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Von der Leyen u shpreh se BE do të japë 80 mln euro grante për të lehtësuar kostot e çmimit të lartë të energjisë për vendet e rajonit. “Ne kemi vendosur që e vetmja […]

today27/10/2022

Politikë

Vendoret/ Berisha dhe Meta nënshkruajnë marrëveshjen: Kandidatë të përbashkët! PL merr Këshillat Bashkiake

Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore të 2023. Sipas kësaj marrëveshje, konkurrimi për kryetarët e bashkive do të bëhet më kandidatë të përbashkët, që do të vendosen nga rezultati i primareve që do të organizohen nga PD, ndërsa Këshillat Bashkiak do të drejtohen nga përfaqësues të PL-së, në rastet kur këshilltarët e […]

today27/10/2022

Show Biz

FOTO/ Si gjithmonë mahnitëse, Rihanna bën daljen e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit

Rihanna është shfaqur në tapetin e kuq për herë të parë që kur u bë nënë. Ylli me famë botërore tregoi figurën e saj të pabesueshme pas lindjes me një fustan me një fustan elegant teksa mori pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” teksa mori pjesë me të dashurin e saj ASAP Rocky. Vetëm pak kohë pasi njoftoi rikthimin e shumëpritur në muzikë pas gjashtë vitesh, një këngë […]

today27/10/2022

Show Biz

Mbërrin në portin e Durrësit jahti i njeriut më të pasur në Indi

Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi. Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal. Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, moderne për të bërë pushime komode. Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut. […]

today27/10/2022

Politikë

Mbrojtja, sulmet kibernetike dhe reforma demokratike/ Blinken takim me Xhaçkën: SHBA krah Shqipërisë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter Blinken bën të ditur se gjatë takimit diskutuan prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë atë kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Blinken thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë. “Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet […]

today27/10/2022

Aktualitet

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2022/ Shqipëria bën hapa pas, rrëshqet drejt autokracisë

Sipas organizatës ndërkombëtare të shoqërisë civile “World Justice Projetc”, Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022. ‘World Justice project’, e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të botës të disa prej aspekteve të rëndësishme të funskionimit të shtetit, në indeksin e publikuar e rendit Shqipërinë në vendin e 87, tre vende më poshtë se vitin e shkuar. Renditja përcaktohet nga faktorë […]

today27/10/2022

Aktualitet

Nuk ka fuqi punëtore, 190 gra nga Nepali dhe Filipinet do vijnë të punojnë në Shqipëri

Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaja. Së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendet e tyre pritet të vijnë në Shqipëri. Sipas shoqatës Proeksport Albania rezulton se aktualisht sektori fason ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore Proeksport Albania ka nisur aktivizimin e […]

today26/10/2022

Bota

Gjendet brenda pitonit trupi i një gruaje

Një grua në provincën Jambi të Indonezisë është gëlltitur e tëra nga një piton. Mediat e huaja raportojnë se gruaja 50-vjeçare kishte shkuar në punë në një plantacion gome të dielën në mëngjes. Ajo u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye atë natë dhe grupet e kërkimit u dërguan për ta gjetur atë. Një ditë më vonë fshatarët gjetën një piton i cili kishte një stomak të madh. Vendasit […]

today26/10/2022