BE pritet t’i japë statusin e vendit kandidat Bosnje-Hercegovinës
Bosnje e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian më 13 dhjetor, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel. Sipas të njëjtave burime, në takimin e së martës të Këshillit të çështjeve të përgjithshme pritet që ministrat e vendeve anëtare në Bruksel të miratojnë konkluzat për vendet e procesit të zgjerimit, ku do të rekomandojnë edhe dhënien e statusit të kandidatit për Bosnjën. […]