play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

today31/01/2023

Background
share close

Lufta kundër korrupsionin vijon të mbetet problem shqetësues për shumë shoqëri dhe qeveri në botë. Organizata Transparency Internacional ka publikuar raportin e përvitshëm ku konstatohet se 95% e 180 shteteve të renditura kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër këtij fenomeni krahasuar me vitin 2017.

Shqipëria në këtë raport ka përparuar me 1 pikë, duke marr 36 nga 35 pikë qe kishte vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen, por për ekspertet e kësaj organizate ajo konsiderohet si shenjë mospërparimi. Por ekspertët këtë ngërç e shohin në të gjithë Ballkanin perëndimor.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend thonë  ekspertët.  Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm, janë shprehur hartuesit e raportit.

Sipas të dhënave të Transparency International për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh.

Kosova këtë vit ka përparuar me 2 pikë. Përmirësim me 1 pikë shënon dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi, edhe pse ka humbur një pikë, ai renditet më mirë ndër vendet e rajonit, me 45 pikë.

Ne raport thuhet se nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë; Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërzgjatura.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *