Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/01/2022
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga data 22 Janar për qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës për personat që janë vaksinuar ose shëruar nga COVID nuk duhet të paraqesin test të shpejtë.
Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen. Nga këto rregulla përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.
Njoftimi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022:
Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër;
Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata:
https://swissplf.admin.ch/home/
Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen.
Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)