Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Juventusi ka dhënë sinjalin më të fortë të kësaj vere në merkato.
Brenda vetëm 24 orësh, bardhezinjtë kanë investuar 90 milionë euro, duke treguar qartë ambiciet për sezonin e ri.
Sulmuesi francez largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germain dhe rikthehet në Torino, këtë herë si transferim i plotë.
Operacioni kap vlerën e 50 milionë eurove, 38 milionë plus 12 milionë në bonuse.
Futbollisti 27 vjeçar ka firmosur kontratë deri në vitin 2031 dhe do të trashëgojë fanellën me numrin 9, që më parë mbahej nga Dushan Vlahoviç.
Klubi ka zyrtarizuar edhe afrimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegović nga Bayer Leverkusen, për një shifër rreth 37 milionë euro.
18-vjeçari vjen pas një sezoni të shkëlqyer në huazim te klubi austriak Red Bull Salzburg, ku realizoi 14 gola dhe dha 4 asistime në 44 ndeshje zyrtare.
Një profil i ri, por me shumë pritshmëri, që ka firmosur kontratë deri në vitin 2031.
Pas sulmit, prioriteti i radhës është porta. Disa pista janë komplikuar.
Emiliano Martínez është larguar nga objektivat për shkak të kostos së lartë, ndërsa Zion Suzuki, një nga portierët më të vlerësuar nga Luciano Spalletti, është shumë pranë Paris Saint-Germain.
Klubi francez është gati të plotësojë kërkesën e Parmës, duke ofruar rreth 30 milionë euro, duke detyruar Juventusin të tërhiqet nga gara.
Kandidati kryesor tani është Guglielmo Vicario. Tottenham ka hapur mundësinë e një huazimi të pastër, një formulë që do t’i lejonte Juventusit të ruajë ekuilibrat financiarë.
Kontaktohet gjithashtu edhe Vanja Milinković-Savić i Napolit, por kërkesa prej 15 milionë eurosh dhe komplikimet e mundshme të një shkëmbimi me Federico Gattin e bëjnë operacionin më të vështirë.
Në sfond mbeten edhe emrat e Chevalier dhe Atubolu.
Ndërkohë, afrimi i një portieri të ri do të hapte derën për largimin e njërit mes Michele Di Gregorio dhe Mattia Perin, me këtë të fundit që kërkon më shumë hapësirë për të luajtur rregullisht.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)