play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Kosova/ Presidenti Ademi udhëton drejt Meksikës dhe SHBA-së për aktivitetet e FIFA-s në kuadër të Kupës së Botës 2026

today09/06/2026

Background

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në Kongresin e FIFA-s, Kosova u pranua si anëtare e barabartë e familjes botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti Ademi do të jetë në mesin e krerëve të të gjitha federatave anëtare të FIFA-s që do të marrin pjesë në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Ademi do të marrë pjesë në Samitin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Miami, si dhe do të ndjekë nga afër disa ndeshje të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Më pas, presidenti Ademi do të rikthehet në Kosovë, derisa me ftesë të presidentit Infantino, do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *