play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Real Madrid ndihet i vjedhur, dosja do të shkojë në UEFA. Rastet ku pretendohet

today13/05/2026

Background

Klubi i Real Madridit po përgatit një ankesë zyrtare drejtuar UEFA-s lidhur me pretendimet për dëmtim nga arbitrimi gjatë këtij sezoni në La Liga. Përmes një dosjeje prej rreth 500 faqesh dhe një materiali video, madrilenët synojnë të pasqyrojnë gabimet që vlerësojnë se u janë bërë në dëm të tyre.

Sipas klubit, këto vendime u kanë kushtuar atyre rreth 16 pikë në total, shifër që tejkalon diferencën me vendin e parë në renditje. Raportohet se Real Madridi konsiderohet si skuadra më e prekur negativisht nga ndërhyrjet e sistemit VAR gjatë këtij edicioni.

Më poshtë, janë rastet e diskutueshme që pretendon Real Madrid, sipas “Diario AS”:

Java e 12-të: Rayo Vallecano – Real Madrid 0-0 – Pretendohen 3 penallti të padhëna për madrilenët

Java e 14-të: Girona – Real Madrid 1-1 – Pretendohet se goli i ekipit vendas fillon me një faull ndaj Mbappe. Në minutën e 80-të, Rodrygo nuk merr penallti.

Java e 15-të: Real Madrid – Celta 0-2 – Real Madrid pretendon përjashtimin e Borja Iglesias në minutën e 58-të dhe një penallti për Carreras në minutën e 79-të.

Java e 25-të: Osasuna – Real Madrid 2-1 – Me rezultatin 0-0 në minutën e 34-të, një penallti u akordua në favor të Osasunës. Sipas madrilenëve nuk ishte.

Java e 30-të: Mallorca – Real Madrid 2-1 – Pretendohet se në fillim të ndeshjes, nuk u akordua penallti për prekje me dorë nga Pablo Torre, ndërsa goli i fitores erdhi nga një faull ndaj Mastaduonos.

Java e 31-të: Real Madrid – Girona 1-1 – Pretendohet se në minutën e 88-të, Mbappe u godit me bërryl, por nuk u akordua penallti.

Java e 32-të: Betis – Real Madrid 1-1 – Pas golit të barazimit të Betis në kohën shtesë, Real Madridi kërkoi faull nga Anthony ndaj Mendy-t.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *