Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today13/05/2026
Klubi i Real Madridit po përgatit një ankesë zyrtare drejtuar UEFA-s lidhur me pretendimet për dëmtim nga arbitrimi gjatë këtij sezoni në La Liga. Përmes një dosjeje prej rreth 500 faqesh dhe një materiali video, madrilenët synojnë të pasqyrojnë gabimet që vlerësojnë se u janë bërë në dëm të tyre.
Sipas klubit, këto vendime u kanë kushtuar atyre rreth 16 pikë në total, shifër që tejkalon diferencën me vendin e parë në renditje. Raportohet se Real Madridi konsiderohet si skuadra më e prekur negativisht nga ndërhyrjet e sistemit VAR gjatë këtij edicioni.
Më poshtë, janë rastet e diskutueshme që pretendon Real Madrid, sipas “Diario AS”:
Java e 12-të: Rayo Vallecano – Real Madrid 0-0 – Pretendohen 3 penallti të padhëna për madrilenët
Java e 14-të: Girona – Real Madrid 1-1 – Pretendohet se goli i ekipit vendas fillon me një faull ndaj Mbappe. Në minutën e 80-të, Rodrygo nuk merr penallti.
Java e 15-të: Real Madrid – Celta 0-2 – Real Madrid pretendon përjashtimin e Borja Iglesias në minutën e 58-të dhe një penallti për Carreras në minutën e 79-të.
Java e 25-të: Osasuna – Real Madrid 2-1 – Me rezultatin 0-0 në minutën e 34-të, një penallti u akordua në favor të Osasunës. Sipas madrilenëve nuk ishte.
Java e 30-të: Mallorca – Real Madrid 2-1 – Pretendohet se në fillim të ndeshjes, nuk u akordua penallti për prekje me dorë nga Pablo Torre, ndërsa goli i fitores erdhi nga një faull ndaj Mastaduonos.
Java e 31-të: Real Madrid – Girona 1-1 – Pretendohet se në minutën e 88-të, Mbappe u godit me bërryl, por nuk u akordua penallti.
Java e 32-të: Betis – Real Madrid 1-1 – Pas golit të barazimit të Betis në kohën shtesë, Real Madridi kërkoi faull nga Anthony ndaj Mendy-t.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)