Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/11/2026
Shumica e amerikanëve kërkojnë që Kongresi i ri të ndërhyjë për t’i dhënë fund luftës në Iran dhe të heqë tarifat tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump. Këtë e tregon një sondazh i Reuters, i cili evidenton pakënaqësinë në rritje të qytetarëve amerikanë për politikat e administratës. Sipas rezultateve të sondazhit, 71% e të anketuarve mbështesin miratimin e një ligji nga Kongresi për t’i dhënë fund luftës në Iran. Kjo kërkesë mbështetet nga 93% e demokratëve dhe 51% e republikanëve.
Trump ka argumentuar se ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme për të penguar Iranin të siguronte armë bërthamore, ndërsa tarifat i ka mbrojtur si një instrument për të mbështetur industrinë amerikane. Sondazhi tregon se nëntë nga dhjetë amerikanë konsiderojnë uljen e kostos së jetesës si përparësinë kryesore që Kongresi i ri duhet të trajtojë gjatë 100 ditëve të para të punës.
Ndërkohë, demokratët kanë një vlerësim pozitiv nga 45% e amerikanëve, kundrejt 51% që kanë një mendim negativ për ta. Për republikanët, shifrat janë edhe më të pafavorshme: 35% kanë një opinion pozitiv, ndërsa 60% shprehen negativisht. Rezultatet pasqyrojnë një klimë të ndërlikuar politike në SHBA, ku lufta, ekonomia dhe kostoja e jetesës mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)