Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Zëvendëspresidentja e Filipineve, Sara Duterte, është shkarkuar për herë të dytë nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke rrezikuar planet e saj për të kandiduar për presidente, në vitin 2028.
Votimi i së hënës e kalon procesin në Senat, ku nëse shpallet fajtore, ajo do të skualifikohet nga funksionet publike. 47-vjeçarja kryeson sondazhet e hershme për të zëvendësuar presidentin Ferdinand Marcos Jr., dikur aleat i saj, por tashmë kundërshtar politik.
Komisioni i Dhomës javën e kaluar vendosi se kishte prova të mjaftueshme për ta çuar çështjen në votim. Në votimin e së hënës, 257 nga 290 deputetë votuan për shkarkimin e saj, shumë më tepër se një e treta e nevojshme për ta kaluar çështjen në Senat. Megjithatë, rezultati në Senat mbetet i pasigurt, pasi aty aleancat politike janë më të lëvizshme.
Duterte e cilësoi çështjen si “asgjë më shumë se një copë letër” dhe refuzoi të merrte pjesë në seancat e komisionit, duke i quajtur ato të motivuara politikisht. Avokatët e saj thanë pas votimit se “tani barra bie mbi akuzuesit për të provuar pretendimet e tyre sipas ligjit”.

Në politikën filipinase, e dominuar nga patronazhi dhe aleancat dinastike, deputetët shpesh janë më pranë presidentit aktual, ndërsa senatorët kanë ambicie kombëtare. Në zgjedhjet e vitit 2025, kandidatët e lidhur me Duterte patën rezultate më të mira se ata të koalicionit të Marcos.
Duterte shpalli kandidaturën për president në shkurt, më herët se pritej, dhe sipas sondazhit të marsit të WR Numero, ajo kryeson me 17 pikë ndaj rivalit më të afërt.
Aleanca e saj me Marcos, e cila i dha fitoren e madhe në vitin 2022, u shpërbë shpejt për shkak të agjendave të ndryshme politike. Ndërkohë, tensionet u rritën kur ajo u akuzua për deklarata kërcënuese ndaj Marcos, bashkëshortes së tij Liza Araneta dhe ish-kryetarit Martin Romualdez.
Në mars të vitit të kaluar, Marcos lejoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale të arrestonte ish-presidentin Rodrigo Duterte, i cili tani pret gjyqin në Hagë për krime kundër njerëzimit, lidhur me viktimat e shumta të luftës së tij kundër drogës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)