Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ish-lideri i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur në Gjykatën e Nju Jorkut, aty ku sot pasdite pritet të njihen zyrtarisht me akuzat e ngritura nga prokuroria, mes të cilave edhe ato për trafikim ndërkombëtar kokaine dhe posedim të armëve të shkatërrimit në masë.
Një autokolonë që mbante Maduron dhe gruan e tij u pa rreth mesditës duke dalë nga Qendra Metropolitane e Paraburgimit në Brooklyn.
Ai ngre lart duart e prangosura përpara se të hipte në një makinë policie, e cila bëri transportin e tij drejt një helikopteri, i cili e çoi më pas Maduron dhe gruan e tij pranë gjykatës së Nju Jorkut.
Seanca do të mbahet nën drejtimin e gjyqtarit 92-vjeçar të Gjykatës së Qarkut të SHBA-së, Alvin Hellerstein, i emëruar nga presidenti Klinton.
Ish-prokurori i Nju Jorkut, Andrew Weissman, tha se Maduro ka të ngjarë të argumentojë se ka imunitet sovran ndaj akuzave, ndërsa organi i akuzës pritet të mbrohet me faktin se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin si të ligjshëm zgjedhjen e Maduros si president në mandatin e fundit.
Seanca gjyqësore do të mbahet vetëm pak orë para se të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili pritet të shqyrtojë situatën e krijuar pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë.
Ndërkohë, Zvicra vendosi këtë të hënë të ngrijë të gjitha asetet e mbajtura në vend nga ish-presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij për një afat 4-vjeçar.
Nga ana tjetër, qeveria kubaneze bëri të ditur se 32 shtetas kubanezë u vranë gjatë operacionit amerikan për të kapur udhëheqësin venezuelian Nicolás Maduro dhe shpalli në nder të tyre 2 ditë zie kombëtare.
Ata ishin anëtarë të forcave të armatosura dhe agjencive të inteligjencës që kontribuonin për sigurinë e Maduros.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)